U lirua nga qelia dy ditë më parë/ Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami

U lirua nga qelia dy ditë më parë/ Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami

Prokuroria e Tiranës i ka kthyer telefonin e sekuestruar avokatit Ulian Barjami, i cili u lirua nga qelia dy ditë më parë pasi u ndalua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pas pretendimeve se kërcënoi prokurorin Gjergji Ceka gjatë seancës në Gjykatën e Elbasanit.  Vendimi për kthimin e telefonit u mor nga prokurorja e çështjes Esmeralda Keshi. Çështja fillimisht ishte në Prokurorinë e Elbasanit, por dje kjo prokurori shpalli moskompetencën për shkak të konfliktit të interesit, pasi prokurori i përfshirë në çështje, Gjergji Ceka, ushtron detyrën e tij në këtë institucion.  Gjithashtu lidhur me këtë çështje, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka nisur verifikimet me iniciativë për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami. Ky i fundit u lirua ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit ku pas mbërritjes së materialeve për vlerësim, organi i akuzës ka konstatuar se nuk...