Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Familja kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt të zhdukur, gazetari: Ja kush është i dyshuari kryesor për zhduken e tij
Teksa Ervis Martinaj vijon i zhdukur prej gushtit të vitit 2022, babai i tij Mustafa Martinaj ka kërkuar sot zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, gazetari Elton Qyno, tha se tashmë që ai rezulton i zhdukur do të pushohet edhe hetimi pasuror ndaj tij. ‘Çështjet në Prokurorinë e Posaçme kundër Martinajt pushohen automatikisht, sepse ka një vendim gjykata se është i zhdukur dhe hetimi pasuror ndaj tij që ka nisur në Prokurorinë e Posaçme sjell pushimin e procedimit. Kërkesa e familjes së tij, është kërkesë procedurale për arsyen e zhdukjes së personit, ai po bënë 3 vite që është zhdukur dhe në këto kushte familjarëve u lind e drejta brenda një afati kohor që ti drejtohen gjykatës me një kërkesë duke kërkuar që përmes një...