Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shfaqja “Fëmijët” e frymëzuar nga vepra e fuqishme e Lucy Kirkwood, në skenën e teatrit Metropol
Shfaqja teatrore “Fëmijët” e frymëzuar nga vepra e fuqishme e Lucy Kirkwood, “Fëmijët” ngre pyetje që na prekin të gjithëve: çfarë i detyrohemi brezave që vijnë dhe botës që do t’u lëmë pas? Një dramë që të bën të ndalesh e të mendosh për të ardhmen në skenën e teatrit Metropol në datat 23-24-25-26 tetor. “Fëmijët” nga autorja britanike Lucy Kirkwood vjen në skenë me regji nga Eric Vigner. Ngjarja zhvillohet në një shtëpi të thjeshtë buzë detit, pas një katastrofe bërthamore që ka ndryshuar përgjithmonë jetën e personazheve. Hazel dhe Robin, dy ish-shkencëtarë bërthamorë, përpiqen të mbajnë gjallë një përditshmëri të zakonshme mes mungesave, frikës dhe rrezikut të ndotjes. Në këtë qetësi të brishtë, rikthimi i papritur i Rozës, një kolege e së shkuarës,...