‘Fyen Shqipërinë ndërkohë që…’/ Rama ‘mollë sherri’ për Starmer dhe Farage

‘Fyen Shqipërinë ndërkohë që…’/ Rama ‘mollë sherri’ për Starmer dhe Farage

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama, sa i përket çështjes së emigrantëve të paligjshëm që futen në Mbretërinë e Bashkuar. Duke thumbuar në mënyrë të tërthortë Nigel Farage, shkruan “The Sun”, ai tha se disa kishin “hedhur fyerje” ndaj vendeve si Shqipëria, në vend që të bashkëpunonin, duke iu referuar grindjes së udhëheqësit të Reformës me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sir Keir i tha gazetës “The Sun” se trafikantët kanë ndërtuar një perandori kriminale që shtrihet në të gjithë Evropën, të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet ta mbyllë. Kryeministri është zotuar të mbyllë atë që e quan “autostrada kriminale”, e cila kalon përmes Ballkanit Perëndimor, për të cilën shton se “po e përmbyt Britaninë me emigrantë”. “Ekziston një autostradë kriminale që kalon...