Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit 1998 në SPAK, Beqiri: E udhëhoqi Berisha! Donte të vriste Nanon, por s’e gjeti në zyrë
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Report Tv jep detaje mbi kallëzimin që ka depozituar në SPAK për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998. Beqiri tregon se në dosjen me 30 faqe që tashmë është në duart e prokurorëve të posaçëm, tregohet me detaje kronologjia e kryengritjes së 14 shtatorit, për të cilën thotë se u udhëhoq nga Sali Berisha pasi kërkonte të mbante pushtetin. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, Idajet Beqiri thotë se kryengritja e armatosur ishte një plan i mirëmenduar nga Berisha, për të cilin thekson se kishte nisur përgatitjet që kur humbi zgjedhjet më 29 qershor 1997 pushteti i kaloi Partisë Socialiste. Beqiri thotë se Berisha që atëherë nisi të frymëzonte autorët e grushtit të shtetit dhe se kryengritja nuk ishte një akt spontan dy ditë pas vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari, për të cilin thotë se ishte Berisha...