Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prej gushtit të vitit 2022 pa gjurmë, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur
Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022. Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Kërkesa në gjykatë: Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. KËRKUES Mustafa Martinaj