Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Britania dërgon trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza
Një “numër i vogël” personeli ushtarak britanik po merr pjesë në një mision të udhëhequr nga SHBA-të në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria Britanike e Mbrojtjes. “Një numër i vogël oficerësh britanikë janë integruar në qendrën e koordinimit politiko-ushtarak (PMCC) të udhëhequr nga SHBA-të”, tha ministria në një deklaratë për AFP. Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha të hënën se Londra synon të luajë një “rol qendror” në operacion, me kërkesë të Uashingtonit. “Ne mund të kontribuojmë në monitorimin e armëpushimit”, tha Healey në një aktivitet në Londrën qendrore. Kështu, “me kërkesën amerikane, ne kemi dërguar oficerë në Izrael”. Shtetet e Bashkuara, nga ana tjetër kanë dërguar rreth 200 ushtarë në Izrael. Ata nuk do të hyjnë në Gaza. Zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit ka...