Kushner prezanton projektin e ndyrë për Gazën

I dërguari dhe dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, konfirmoi se rindërtimi i Gazës do të fillojë vetëm në zonat nën kontrollin ushtarak izraelit, duke deklaruar: “Nuk do të ndahen para për rindërtim për zonat që janë ende nën kontrollin e Hamasit.”
Duke folur të martën në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendëspresidentin JD Vance dhe të dërguarin special të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme Steve Witkoff në një strukturë amerikane në Izraelin jugor të përdorur për të monitoruar zbatimin e planit të paqes në Gaza, Kushner tha se administrata Trump dëshiron të promovojë rindërtimin e shpejtë të zonave në Gaza nën kontrollin e IDF.
Kushner përshkroi planet për të krijuar një “Gazë të re” që do të ndërtohej dhe sigurohej nga forcat ndërkombëtare për t’u “ofruar palestinezëve një vend për të shkuar, një vend për të punuar dhe një vend për të jetuar”.
Ai shpjegoi se këto projekte do t’i paraqiten Presidentit Trump dhe Këshillit të Paqes para zbatimit.

أكد مبعوث ترامب وصهره كوشنر أن إعادة الإعمار ستبدأ فقط في المناطق من غزة التي تخضع للسيطرة الإسرائيلية، وقال: “لن تُخصَّص أي أموال لإعادة الإعمار في المناطق التي لا تزال حماس تسيطر عليها”. ووصف خططًا لإنشاء “غزة جديدة” تُبنى وتُؤمَّن بواسطة قوة دولية لتوفير “مكان يذهب إليه… pic.twitter.com/qZy57UmEiS
— Tamer | تامر (@tamerqdh) October 22, 2025

Plani tjetër për të ushtruar presion mbi Hamasin që të çarmatoset dhe të minojë kontrollin e tij bazohet në rindërtimin e zonave nën kontrollin izraelit, siç është Rafahu. Nëse pjesa tjetër e qyteteve dëshiron të bëhet si Rafahu dhe banorët e tyre të kthehen në shtëpitë e tyre, Hamasi duhet të çarmatoset. E gjithë kjo synon të krijojë presion të brendshëm popullor mbi rezistencën palestineze duke shfrytëzuar tragjeditë, vuajtjet, lodhjen nga lufta dhe dëshirën e tyre për t’u rikthyer në jetën normale.
Kjo do të ishte një alternativë ndaj rikthimit në luftë me ritmin e mëparshëm. Lufta mund të rikthehet me më pak intensitet, duke përdorur kartën e rindërtimit për të çarmatosur Hamasin, siç po ndodh tani në Liban, por në një mënyrë të ndryshme dhe shumë të ndyrë. /tesheshi.com/