Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Do fitosh se je i thjeshtë si ne!”/ Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren. “Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar. “Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë. “Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar. “InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren.