Meta mbetet në burg, Gjykata nuk pranon të shuajë masën e sigurisë! Avokati: Jemi në errësirë totale!

Meta mbetet në burg, Gjykata nuk pranon të shuajë masën e sigurisë! Avokati: Jemi në errësirë totale!

Ish-Presidenti Ilir Meta do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim ndërkohë që vijon procesi ndaj tij, ku akuzohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme vendosi të mos shuajë masën e sigurisë “arrest me burg”. Vendimi vjen një vit pasi Meta u arrestua me urdhër të SPAK. Në këtë kërkesë Meta pretendonte shuarje të masës pikërisht pasi ka kaluar një vit nga izolimi i tij dhe çështja penale ende nuk ka shkuar në gjykim. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, tha se me këtë vendim, Gjykata ka krijuar një precedent të rrezikshëm. “Precedentit të mbajtjes peng të presidentit pa ligj. Vërtet jemi në seancën paraprake, por nuk kemi zhvilluar asnjë seancë. Nuk e dimë kur do të përfundojë kjo seancë. Nuk e dimë sa do të zgjasë, çfarë...