“Rama s’di çfarë flet”, mediat britanike ‘nxijnë’ kryeministrin: Po të punonte siç duhet, shqiptarët s’do emigronin

“Rama s’di çfarë flet”, mediat britanike ‘nxijnë’ kryeministrin: Po të punonte siç duhet, shqiptarët s’do emigronin

Mediat britanike i kanë bërë jehonë deklaratave të kryeministrit Edi Rama në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, ku u shpreh se marrëveshja e Brexit që nxori Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, çoi vendin në depresion. Një tjetër çështje që u diskutua ishte dhe ajo emigracionit dhe sesa shumë politikat angleze kanë sulmuar shqiptarët emigrantë, të cilët i konsiderojnë si kriminelë që kanë tejmbushur burgjet e Anglisë. “Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”. “Ju e latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”, citon “Daily Express” fjalët e Ramës. Shkrimi...