No Image Available

SPAK dërgon për gjykim 6 të pandehur për korrupsion, mes tyre një avokat dhe polici i portit Durrës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar një ditë më parë në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e 6 të pandehurve, të akuzuar për veprat penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit” dhe “Shpërdorim detyre”. Sipas njoftimit të SPAK, avokati Armand Tragaj akuzohet se ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë për të favorizuar klientët e tij, ndërsa në një rast ka tentuar të korruptojë një dëshmitar ose ekspert. Edison Cukaj (Gjoka) akuzohet për ndikim të paligjshëm, në bashkëpunim me të tjerë. Serxhio Shkodra, Ervis Deti, Bexhed Mema akuzohet për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë në bashkëpunim. Ndërsa Naim Behluli...