Raporti britanik: Kina po zgjerohet me shpejtësi në Ballkanin Perëndimor, Serbia epiqendra e ndikimit

Raporti britanik: Kina po zgjerohet me shpejtësi në Ballkanin Perëndimor, Serbia epiqendra e ndikimit

Raporti “Rikthimi i udhëheqjes britanike në Ballkanin Perëndimor”, i përgatitur në kuadër të Procesit të Berlinit dhe njëri prej autorëve të të cilit është edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, Mbretëria e Bashkuar paralajmëron se ndikimi i Kinës në Ballkanin Perëndimor po rritet me ritme të shpejta përmes asaj që autorët e quajnë një “Perde mëndafshi” të re – një version modern i “Rrugës së Mëndafshit” që shtrihet nga rajoni drejt Evropës përmes vendeve si Hungaria dhe Greqia. Sipas raportit, Serbia është shndërruar në partnerin kryesor të Pekinit në rajon, duke zhvilluar marrëdhënie të avancuara politike, ekonomike dhe ushtarake me Kinën. Presidenti kinez Xi Jinping ka vizituar Beogradin, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në paradë ushtarake në Kinë, duke...