Vdekja në Kelmend, hetime për vrasje/ Prokuroria e Shkodrës hap hetimet për vdekjen e 40-vjeçarit Mirel Çokaj

Vdekja në Kelmend, hetime për vrasje/ Prokuroria e Shkodrës hap hetimet për vdekjen e 40-vjeçarit Mirel Çokaj

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për ngjarjen e shtetasit Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, më 18 shtator të këtij viti. Fillimisht, policia raportoi se bëhej fjalë për një rrëzim aksidental, por pas dyshimeve të familjarëve, çështja nuk është pushuar. Hetimet janë hapur paraprakisht për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”. Sipas të dhënave, trupi i pajetë i Çokajt u lokalizua përmes dronit, ndërsa Forcat e Ushtrisë ndërhynë me helikopter për të nxjerrë trupin nga humnera, rreth 24 orë pas njoftimit. Familjarët e 40-vjeçarit kanë ngritur dyshime për vrasje, duke pretenduar se ai ndodhej në një parcelë kanabisi, rreth një orë larg vendit ku u gjet trupi. Sipas tyre, kanabisi ishte gati...