Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nata e parë e Sarkozy në qeli, Avokati: Ka nisur të shkruajë librin e tij
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim. Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme. “Nuk është Club Med (resort luksoz). Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë. Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, këngëtaren Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut. “Sot ishte dita e parë, dhe një ditë e parë në...