Mirëmbajtja e Thesarit për dy vjet, Financat 2 mln euro për shërbimin

Mirëmbajtja e sistemit të Thesarit për një periudhë 2-vjeçare pritet t’i kushtojë buxhetit rreth 2 milionë euro. Të paktën kështu rezulton nga një procedurë prokurimi e hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për llogari të Ministrisë së Financave. Procedura me objekt kontrate “Mirëmbajtje e Sistemit të Thesarit dhe Blerje Licencë Oracle për Ministrinë e Financave” ka një fond limit prej 207 milionë lekësh.Sipas termave të referencës, qëllimi i këtij shërbimi është sigurimi i një kontrate suporti dhe mirëmbajtjeje për sistemin e Thesarit dhe infrastrukturën mbështetëse në qendër (HQ) dhe në Qendrën e Vazhdimësisë së Biznesit (BCC), si dhe për infrastrukturën e rrjetit implementuar (hostuar) në ambientet e dhomës së serverëve të Ministrisë së Financave, ambientin e BCC dhe degëve të Thesarit – TDO (Treasury District Office) nëpër rrethe, si dhe infrastrukturës së rrjetit LAN të Aparatit të Ministrisë së Financave.Konkretisht, objekti kryesor i këtij shërbimi është mirëmbajtja e Sistemit të Thesarit dhe infrastrukturës në çdo komponent të tyre, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së punës dhe mbështetjen e të gjitha komponentëve dhe shërbimeve të ofruara nga këto infrastruktura.Komponentët kryesorë, objekt i mirëmbajtjes së kësaj kontrate, janë:Sistemi i Thesarit Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) me të gjithë komponentët përbërës të tij, si për application tier dhe database tierKomponentët hardware dhe software mbi të cilët mbështetet sistemi financiar i Thesarit të Ministrisë së Financave;Sistemet operative të instaluara në hardware-in e infrastrukturës së Sistemit të Thesarit;Të gjitha ndërfaqet për integrim me ESB të Sistemit të Thesarit;Ndërfaqet në modulin Purchasing (PO) dhe Payables (Faturë/Pagese) të Sistemit të Thesarit për ekspozim drejt Sistemit të Menaxhimit të Kontratave (SMK);Komponentët e infrastrukturës fizike (siti qendror dhe BCC);Moduli i infrastrukturës së rrjetit Edge të Ministrisë së Financave;Moduli i infrastrukturës së rrjetit qendror të Ministrisë së Financave;Infrastruktura e siteve remote (degët e Thesarit);Infrastruktura e rrjetit të dhomës së serverëve të MF;Infrastruktura e rrjetit në ambientin e BÇ për Sistemin e Thesarit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.