Përgjaken rrugët e vendit! Dy aksidente me pesë fëmijë të plagosur!

Përgjaken rrugët e vendit! Dy aksidente me pesë fëmijë të plagosur!

Dy aksidente rrugore kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 22 tetor, në veri të vendit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur nëntë persona, pesë prej të cilëve janë të mitur. Njëri aksident ka ndodhur në aksin Kukës-Krumë, ku një makinë është përplasur me një kamion duke lënë të plagosur dy drejtuesit si dhe tre të mitur, të cilët ishin pasagjerë në mjetin më të vogël. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Në aksin rrugor ‘Kukës-Krumë’, në vendin e quajtur ‘Qafa e Toblit’, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe...