Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias,  me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë. Në kuadër të këtij monitorimi, ISHM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore. Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë. Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile). Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel...