Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
REL: Kurti i gatshëm që Kosova të strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania
Mbreti Charles i Britanisë e përshëndet kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti, gjatë një pritjeje për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Londër, Britani, 21 tetor 2025. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë. Kurti, i cili ndodhet në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, tha të martën për gazetën e përditshme britanike Times se “ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar”. “E vlerësojmë këtë si detyrën tonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por duam të ndihmojmë dhe, ndërkohë që flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë...