Porti i Durrësit ‘rrëmben’ rekordin e vitit, fluks i jashtëzakonshëm udhëtarësh në 2025

Porti i Durrësit ‘rrëmben’ rekordin e vitit, fluks i jashtëzakonshëm udhëtarësh në 2025

Porti i Durrësit vijon të mbetet porta kryesore e lëvizjes detare të udhëtarëve në vend. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Autoriteti Portual i Durrësit, gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 654.420 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se janë regjistruar 306.600 pasagjerë në hyrje dhe 347.820 pasagjerë në dalje, çka përbën 9.828 pasagjerë më shumë krahasuar me vitin 2024. Këto shifra reflektojnë jo vetëm intensifikimin e udhëtimeve, por edhe numrin e lartë të turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë gjatë muajve të sezonit veror. Vetëm gjatë muajit shtator 2025 janë regjistruar 64.658 pasagjerë, të cilët kanë udhëtuar kryesisht drejt porteve italiane të Barit dhe Ankonës,...