Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nuk është një film! Grabitja e Luvrit, avokati britanik: Bizhuteritë janë copëtuar tashmë për t’u shitur
Harrojini Syrin e Maces, Arsène Lupin ose kriminelët koleksionistë të serialeve televizivë. Ajo që ndodhi në Paris nuk lidhet me fantazinë. “Grabitësve të Luvrit nuk iu intereson që bizhuteritë e Napoleonit të mos dëmtohen: atyre nuk iu intereson vlera e tyre historike. Diamantet janë të dobishme vetëm për të bërë sa më shumë para në një kohë të shkurtër.” Christopher Marinello është pesimist. Ai është avokati britanik që po udhëheq kërkimin ndërkombëtar të bizhuterive të vjedhura, shkruan La Repubblica. Në vitin 2013 ai themeloi Art Recovery International, një organizatë që zhvillon strategji për të rikthyer veprat e artit te pronarët. Është njeriu pas gjetjes së shumë pikturave të konfiskuara nga nazistët. Këtë vit i riktheu Belluno një pikturë të Madonna-s dhe fëmijës nga Antonio Solario, të...