Vrasja e dy të rinjve, Gjekmarkaj: Koha e lojërave politike me sigurinë e njerëzve duhet të marrë fund

Vrasja e dy të rinjve, Gjekmarkaj: Koha e lojërave politike me sigurinë e njerëzve duhet të marrë fund

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Manëz, ku mbetën të vrarë dy të rinj. Ai deklaroi se ‘koha e lojërave politike me sigurinë e njerëzve duhet të marrë fund’, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve. “Ngjarja tragjike e ndodhur në Manzë, ku dy të rinj humbën jetën në mënyrë të dhunshme, është një tjetër dëshmi e hidhur e degradimit të sigurisë publike dhe dështimit të institucioneve përgjegjëse për rendin dhe parandalimin e krimit në vendin tonë. Kjo nuk është thjesht një ngjarje kriminale. Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe një aktakuzë e drejtpërdrejtë ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të cilat janë kthyer në institucione të paralizuara, të shkëputura nga realiteti...