Rama dhe Kurti sot në Londër, zhvillohet Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

Rama dhe Kurti sot në Londër, zhvillohet Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen në Londër, në kuadër të samitit të radhës të Procesit të Berlinit.  Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit. Për herë të parë në këtë format merr pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës. “Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor – një rajon me rëndësi strategjike për Evropën”, thuhet në njoftim. Çfarë është arritur deri tani Procesi i Berlinit,...