60-vjetori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja: Zgjerojmë zonat e mbrojtura

60-vjetori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore, ministri Gonxhja: Zgjerojmë zonat e mbrojtura

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shënon 60-vjetorin e tij. I themeluar në vitin 1965 si Instituti i Monumenteve të Kulturës, institucioni qendror për mbrojtjen, konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, ai vijon të zerë një vend të veçantë në kulturën shqiptare. Në një aktivitet të veçantë u përkujtuan emrat që kontribuan në këtë institucion dhe përcaktuan bazat e metodologjisë shkencore për ndërhyrjet në trashëgimi, siç ishte prof. Gani Strazimiri. “Në fillesat e veta, Prof. Gani Strazimiri e konceptoi këtë Institut si një pikë takimi mes dijes shkencore dhe veprimit të matur në terren: “Të studiojmë përpara se të prekim, të dokumentojmë me saktësi dhe të vendosim mbi bazën e provës”. Ky ishte parimi që u kthye në kulturë institucionale, dhe që ka siguruar besueshmëri...