Nëntë vite pas miratimit të reformës në drejtësi, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se sistemi gjyqësor po përballet ende me mungesë të magjistratëve, mbingarkesë të dosjeve dhe vonesa në dhënien e vendime.
Po ashtu Sadushi identifikoi problematika gjatë procesit të vettingut. Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në një emision televiziv, komentoi deklaratat e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Gjikondi u shpreh se nuk ishte ky momenti i duhur që Sadushi të ngrinte kritika ndaj reformës në drejtësi.
Gjatë fjalës së saj, foli edhe për garën për kreu e ri të SPAK, duke thënë se po lobohet nga krimi dhe nga politika që sipas saj, “një person nga katër kandidatët të mos bëhet kreu i ri i SPAK”.
Është skandaloze që krerët e reformës apo ata që janë në krye të institucioneve të drejtësisë shqiptarë përfshirë edhe zotin Olsian Cela, ankohen bëjnë akuzatorin ndërkohë që duhet të ishin të parët që të reflektonin. Janë në krye të institucioneve për të dhënë zgjidhje. Ne e dimë që krerët e institucioneve në Shqipëri janë zgjedhje politike. Edhe zoti Sadushi sot mendoj që nuk ishte vendi që të ngrinte pretendime që të kritikojnë reformën në drejtësi. Vajtja e zotit Gjin Gjonaj aty ishte e pavend. U mënjanua nga vettingu. Është bërë një kakofoni këtu, ne i njohim të gjitha personazhet që marrin pjesë në këto prezantime dhe na thonë gjëra që e dimë shumë mirë që nuk qëndrojnë. Tani ka plasur një intrigë e madhe për kreun e SPAK…Po lobojnë që një person i caktuar të mos bëhet…Të tjerët janë telekomanda të komandueshme. Jo vetëm grupe kriminale, thashë edhe zgjatime të politikës shqiptare, por edhe gazetarë të televizioneve të ndryshme po bëjnë avokatin e djallit. Është ai që ka mbështetjen e ambasadës amerikane….”, tha ajo.
“Po bëjnë avokatin e djallit”, deklarata e fortë e Gjikondit: Po lobojnë që një person të mos bëhet kreu i ri i SPAK
