Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale kundër kancerit, Enteromix e cila është e zhvilluar në Rusi. Ministri për Bashkëpunim Ekonomik, Nenad Popović, deklaroi se vaksina me emrin Enteromix, e zhvilluar nga Qendra për Kërkime Mjekësore dhe Radiologjike në Moskë, do të jetë e “personalizuar” dhe e lehtë për t’u prodhuar në Evropë falë përdorimit të inteligjencës artificiale. Sipas Popović, do të duhen vetëm shtatë ditë për të kombinuar materialin gjenetik të pacientit me indin tumoral dhe për të ndërhyrë në trajtimin e metastazave të shkaktuara nga melanoma ose kanceri i zorrës së trashë. Kjo nismë vjen si rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Një delegacion rus ka vizituar tashmë...