Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Rama emocionohet gjatë intervistës: Kur më pyet Zelensky si je, i them kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale që po zhvillohet në Londër, ka ndarë reflektime mbi luftën në Ukrainë, marrëdhënien personale me presidentin Zelensky, si dhe vizionin e Shqipërisë për të ardhmen në Bashkimin Europian. Rama tha se sa herë komunikon me presidentin Zelensky, reflekton mbi situatën dhe problemet që përjetojnë vendet e ndryshme. “Sa herë që kam shansin të takoj Zelenskyn dhe më pyet ‘Si je?’, unë i them: kur të shoh ty jam njeriu më i lumtur i botës dhe vendi im është parajsa, sepse nuk ka sirena gjatë natës dhe nuk ka bombardime. Gjithçka është relative,” – tha Rama. Duke komentuar mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë, kreu i qeverisë theksoi se vendi ndodhet në një moment...