Nga foltorja e OKB-së në shtator të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht për krijimin e një Shteti Bektashi, si një “Vatikan Bektashi”.
Deklarata e kryeministrit Rama u bë jehonë në mediat e huaja, por njëkohësisht ngjalli shumë debate në opinionin publik. Edhe pse për shumë kohë ishte një prej temave më të nxehta dhe të diskutuara, tani duket se është lënë në harresë. Po pse, nuk po flitet më për krijimin e Shtetit Bektashi dhe a do të ketë vërtet një “Shtet Bektashi” në Shqipëri?!
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli si një besimtar bektashi tha se krijimi i “Shtetit Bektashi” është lënë mënjanë për shkak të situatave të tjera politike, fushatat dhe zgjedhjet, por kjo s’do të thotë se është harruar.
Rudina Magjistari: Pse nuk po flitet më për krijimin e Shtetit Bektashian?
Fidel Ylli: Nuk kam bërë një bisedë me kryeministrin që ta pyes rreth kësaj ideje, por kjo do të ishte një gjë shumë e bukur për të rritur turizmin. Pra Tirana duhet të ketë disa pika të rëndësishme turistike që turistët të vijnë dhe ta vizitojnë.
Rudina Magjistari: Por përse nuk po flitet më për këtë gjë?
Fidel Ylli: Sepse do kohën e vet. Jemi para disa fushatave të ndryshme, ishin zgjedhjet. Këto janë gjëra më të rëndësishme dhe ka kaluar në një plan tjetër. Por, unë besoj që shumë shpejt bashkë me Baba Mondin dhe gjithë këta Baballarë që kanë Asamblenë e Kryegjyshata Botërore do diskutojnë. Nuk mendoj se do të krijohet një shtet si Vatikani, që do ketë polici, por do të jetë një shtet që një dynja e tërë do vijë që ta vizitojë. Do të jetë një qendër turistike për ta vizituar më shumë. Kjo është një ide fantastike e kryeministrit Rama. Është një gjë që u dha në foltoren e Kombeve të Bashkuara dhe mendoj se do të bëhet shumë shpjet.
