Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Nderim për Mësuesen Nila në kuadër të Tetorit Rozë – VIDEO
Nderim për Mësuesen Nila në kuadër të Tetorit Rozë Në kujtim të mësueses së ndjerë Nila, e cila humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit, u zhvillua sot një aktivitet sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kësaj sëmundjeje. Aktiviteti u organizua nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Delvinë, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Xhelal Berberi”, ndërsa pjesëmarrëse ishte edhe Bashkia Delvinë. Ngjarja u shndërrua në një moment reflektimi, kujtese dhe solidariteti, duke bashkuar mësues, nxënës dhe përfaqësues të institucioneve vendore në një kauzë që prek mijëra gra çdo vit. Mësues dhe nxënës të shkollës përgatitën mesazhe prekëse për mësuesen e tyre të dashur, duke kujtuar përkushtimin dhe mirësinë që e...