Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Xama denoncon tensionet rreth koncesionit: Prishje e pazareve të mundshme
Gazetarja Ola Xama në një postim në facebook, ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke theksuar se konflikti aktual mes kompanive për aksionet duket të jetë më shumë një luftë për interesa financiare sesa shqetësim për financimin rus apo mbrojtjen e të drejtave të investitorëve. Sipas saj, marrëveshja e shitjes midis 2A Group dhe Mabco Construction nuk ka vlerë ligjore pa miratimin e Autoritetit Kontraktor. Edhe miratimi për ndryshimin e aksionerëve nga ana e turqve të YDA u bë pa garantuar vazhdimin e aftësive teknike dhe financiare të koncesionarit. Për më tepër, marrëveshja e huasë me Delphos Securities SARL, që lejon aksionerët të kenë akses në llogaritë e të ardhurave, është bërë gjithashtu pa miratimin e autoriteteve, duke nxjerrë në...