Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Mbylleni atë dreq goje”/ Rama mesazh të drejtëpërdrejtë politikanëve britanik që etiketojnë shqiptarët
Në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Kryeministri Edi Rama u përgjigj edhe një pyetje nga një i ri shqiptar, duke adresuar sfidat dhe mundësitë që lidhen me emigracionin dhe rolin e diasporës për Shqipërinë. Duke iu drejtuar të rinjve shqiptarë që ndjekin arsimin në Britani, Rama theksoi se fakti që ata zgjedhin të ndjekin rrugën e tyre jashtë vendit nuk është humbje për Shqipërinë, por përfitim. “Nuk e shoh këtë si humbje për vendin tonë, por si përfitim,” u shpreh Rama. Ai shtoi se në kohën moderne, nuk jetojmë më në një botë me kufij të ndarë dhe qëndrime të thjeshta, por në një realitet me lidhje dhe lëvizje të shumta midis vendeve. Kryeministri vuri në dukje...