Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më ka ngacmuar seksualisht”, Egla Ceno dënohet për shpifje ndaj Saimir Kodrës për deklaratën në ‘Big Brother’
Aktorja dhe tashmë moderatore, Egla Ceno është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra gjobë nga Gjykata e Tiranës, pasi është gjetur fajtore për veprën penale të shpifjes, në dëm të gazetarit dhe drejtuesit të emisionit investigativ, Saimir Kodra. Vendimi është marrë këtë të martë dhe siç është lexuar në sallën e gjyqit, Elga Celo është shpallur fajtor dhe Saimir Kodra palë e dëmtuar. Gjatë një deklarate televizive, aktorja deklaroi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari Saimir Kodra, kur kishte shkuar për punë. Rasti bëri bujë të madhe dhe gazetari njoftoi se do i drejtohej gjykatës. Rasti përfundoi para togave të zeza dhe Egla Ceno është pyetur sërish për deklaratën e saj publike në dëm të Saimir Kodrës, ku raportohet se ka dhënë disa versione...