Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kryeministri i Malit të Zi, Spajiç: Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së, objektivi i saj është realist
Në panelin e organizuar nga “Chatham House” në Londër me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, vlerësoi progresin e vendeve të rajonit drejt integrimit europian, duke përmendur veçanërisht Shqipërinë si një shembull pozitiv. I pyetur për objektivin e anëtarësimit në vitin 2028, Spajiç tha se fillimisht deklarata e Malit të Zi për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2026 u prit me skepticizëm, por rezultatet e arritura po e bëjnë gjithnjë e më të besueshme këtë synim. “Rezultatet vijnë njëri pas tjetrit. Si rrjedhojë, u bë një objektiv realist,” u shpreh ai. Duke folur për Shqipërinë, Spajiç tha se “Mendoj po kështu se edhe objektivi i Shqipërisë është bërë tërësisht realist, sepse Shqipëria po ecën shumë shpejt dhe po bën një punë shumë të mirë në frontin...