Tom Doshi paraqitet në SPAK, nuk dihet arsyeja

Tom Doshi paraqitet në SPAK, nuk dihet arsyeja

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e kësaj thirrjeje, por kjo shënon herën e dytë që Doshi merret në pyetje nga ky institucion. Më herët, më 24 shkurt të këtij viti, ai qëndroi rreth 90 minuta në SPAK dhe, pas daljes, sqaroi për mediat se ishte pyetur lidhur me zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Rrogozhinë. Sipas tij, një prej personave që kishte takuar gjatë një aktiviteti elektoral në atë zonë, kishte qenë subjekt i përgjimeve nga ana e SPAK-ut. /vizionplus.tv