Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do ta mbështesë Binajn në garën për Tiranën? Ja çfarë thotë Edlira Çepani
Aktivistja e njohur Edlira Çepani ka shprehur mbështetjen e saj të hapur për kandidatin e vetëshpallur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj. Në programin e drekës në News24, Çepani kujtoi kohën kur ishte pjesë e Lëvizje Shqipëria Bëhet, bashkë me Binajn, si zë i fortë i protestave. “Puna ime konsiston në mbështetje të kandidatëve që dalin në zgjedhje. Ne i monitorojmë zgjedhjet si organizatë. Mbështesim kandidatët duke i lidhur ata me votuesit e tyre. Organizojmë forume. Monitorojmë premtimet e tyre, përfshi dhe Manastirliun. Është grua, në pjesën e punës që ne bëjmë. Ketë radhë kemi 3 kandidatë të profileve të ndryshme. Shpresoj që këtë herë, këta 3 kandidatë të vinë me program të qartë. Të japin një shembull të njerëzve që shkojnë me 3-4 pika...