Ministrja Sala: Përmirësojmë sektorin farmaceutik, tolerancë zero ndaj abuzimit

Ministrja Sala: Përmirësojmë sektorin farmaceutik, tolerancë zero ndaj abuzimit

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka zhvilluar një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi forcimin e dialogut dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e këtij sektori jetik. “Jemi të vetëdijshëm që sektori ka sfida e nevoja për përmirësime. Do të ngrejmë një grup pune për të analizuar e përmirësuar sektorin e farmaceutikës, për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për pacientët,” tha ministrja. Sala shtoi se po punohet për një mjedis transparent dhe të parashikueshëm, ku bizneset të ndihen partnerë të vlerësuar, të mbështetur dhe të barabartë, ndërsa paralajmëroi tolerancë zero ndaj abuzuesve. Takimi me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës vjen një ditë pas mbledhjes që ministrja zhvilloi me Shoqatën e Përfaqësive Farmaceutike, në...