Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçari nga Tropoja/ Shkoi të mblidhte gështenja me nënën, shtohen kontrollet nga ajri me dron…
Policia e Tropojës ka nisur kërkimet për gjetjen e një 26-vjeçari, që u denoncua nga nëna e tij si i humbur në rrethana e motive ende të paqarta. Burime zyrtare thanë se bashkë me autoritetet e Kosovës, si dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, po kontrollohet i gjithë territori ku ka humbur i riu, në vendin e quajtur “Kamenicë”. Denoncimi është bërë ditën e sotme (21 tetor), teksa kërkimet po kryhen edhe me dron nga ajri. “Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të”, thuhet në njoftimin...