JD Vance mbërrin në Izrael, Tel Avivi dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit

Zëvendëspresidenti JD Vance mbërriti këtë të martë në Tel Aviv, një ditë pas mbërritjes së dy prej këshilltarëve të besuar të presidentit të SHBA-së Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se tre të dërguarit amerikanë do të punojnë me zyrtarët izraelitë për të vazhduar punën e administratës Trump mbi marrëveshjen historike të paqes në Gaza.
Witkoff off dhe dhëndri i Trump Kushner zhvilluan diskutime paraprake me qëllim forcimin e armëpushimit në fuqi dhe vazhdimin e zbatimit të fazës së dytë të planit 20-pikësh të Trump për Gazën.

Sipas mediave amerikane, vizita dy-ditore e Vance është pjesë e presioneve që po ushtrohen mbi Izraelin për t’iu përmbajtur armëpushimit.
Përpara nisjes Vance pranoi se negociatat do të ishin të ndërlikuara dhe se zyrtarët amerikanë kishin bërë thirrje për kujdes ditët e fundit, duke sugjeruar se faza tjetër do të zhvillohej brenda disa javësh dhe muajsh.
Ndërsa armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit po zbatohet, një pjesë e ndihmës ka filluar të hyjë në Rripin e Gazës, ku shumë palestinezë po kthehen në shtëpi dhe po fillojnë të përballen me shkatërrimin e shkaktuar nga konflikti 2-vjeçar.
Izraeli ka akuzuar Hamasin se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke mbajtur trupat e pengjeve të pajetë që mendohet se kanë vdekur gjatë ose pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Nga ana tjetër Hamasi tha se kthimi i trupave të mbetur mund të zgjaste pak për shkak të shkatërrimit në rripin e gazës. Në 10 ditët e para të armëpushimit palët kanë shkëmbyer disa herë akuza për shkelje./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *