Hodhi benzinë brenda dyqanit në Kukës, policia jep detaje për ngjarjen

Hodhi benzinë brenda dyqanit në Kukës, policia jep detaje për ngjarjen

Policia e Kukësit ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin e ndodhur brenda një dyqani ku u hodh  një sasi benzine. Sipas policisë autori 49-vjeçari K.SH., është arrestuar dhe po hetohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Gjithashtu, njofton policia, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shtetasin K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se hodhi një sasi benzine në dyqanin e një kompanie celulare, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve kryen veprimet procedurale për arrestimin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të 49-vjeçarit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë. Ngjarja ndodhi një ditë më...