“Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve”, si u mahnit Kostas Simitis me Nanon kur pa se sa gjuhë fliste

“Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve”, si u mahnit Kostas Simitis me Nanon kur pa se sa gjuhë fliste

Analisti Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, tregoi edhe një episod të veçantë në Kongresin e PASOK-ut në Greqi. “Në takimet që bënte me delegacionet e huaja, Fatos Nano kur po shëtiste në pavijonet e Kongresit të PASOK-ut në Athinë, komunikonte me shumë gjuhë. Komunikonte me anglezët, italianët, spanjollët, gjermanët dhe arabët. Kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Kostas Simitis, kur e dëgjoi që po fliste edhe arabisht, iu drejtua Nanos me një shprehje gati poetike: “Ju ditkeni edhe gjuhën e zogjve!” Ky ishte një episod i Kongresit të PASOK-ut”, kujton Çipa. Ndërsa Bedri Islami, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, tregoi se si e ka njohur Fatos Nanon që në kohën...