Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Pse kolliteshin malësorët shqiptarë kur ecnin natën vetëm?
Foto ilustrim Studiuesit, sidomos ata të angazhuar me përparësi në analizat krahasimore ndërmjet sistemeve kulturore, kanë vërejtur se në shumë kultura e kollitura e stimuluar përcjell kuptime simbolike të caktuara. Umberto Eco ka shkruar se anëtarët e kulturave të ndryshme dallojnë disa lloje të ndryshme të kollës abuzive. E kollitura e stimuluar është një model sjelljeje e institucionalizuar. Kështu, shoqërinë shqiptare paramoderne, veçanërisht në krahinat fshatare, kur burrat rrugëtonin natën stimulonin të kolliturën herë pas here para se të kryqëzoheshin me burra të tjerë që ecnin në kah të kundërt. Po ashtu para se t’i afroheshin një burri ose një grupi burrash që ecnin më ngadalë në kahun e tyre, kur kalonin pranë shtëpive ose staneve të bagëtive të të tjerëve. Të kollitura të tilla...