Bie në prangat e policisë 42-vjeçari/ Shfrytëzoi për 3 vite me rradhë për prostitucion 30-vjeçaren

Bie në prangat e policisë 42-vjeçari/ Shfrytëzoi për 3 vite me rradhë për prostitucion 30-vjeçaren

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. 42-vjeçari me iniciale F. I., u denoncua në polici nga 30-vjeçarja, e cila dëshmoi se ishte shfrytëzuar për prostitucion për 3 vite me radhë në Itali dhe Shqipëri. Sakaq, 30-vjeçarja është akomoduar nga autoritetet në një qendër sociale. Njoftimi i Policisë: “Kapet një 42-vjeçar që dyshohet se për 3 vjet, ka shfrytëzuar për prostitucion, brenda dhe jashtë vendit, një 30-vjeçare. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme...