Plagosje me thikë dhe të shtëna me armë në Peqin, procedohet 20-vjeçari, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Plagosje me thikë dhe të shtëna me armë në Peqin, procedohet 20-vjeçari, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Një konflikt për motive të dobëta përfundoi me përdorimin e thikës dhe armës në Peqin. Një 20-vjeçar është proceduar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. T., 49 vjeç, i cili u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi me iniciale G. T., 26 vjeç, dhe O. T., 21 vjeç (djemtë e 49-vjeçarit) sepse pas këtij konflikti, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, afër banesës së shtetasit E. Sh. Policia po punon për kapjen e shtetasve G. T. dhe O. T. dhe për dokumentimin...