18-vjeçari mbyt nënën me peshqir dhe njofton policinë: E vrava unë!

18-vjeçari mbyt nënën me peshqir dhe njofton policinë: E vrava unë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Flamulio të Trikalës, Greqi, ku një i ri 18-vjeçar vrau nënën e tij dhe më pas njoftoi vetë Policinë për krimin.  Sipas mediave vendase, i riu jetonte me babanë e tij, pasi prindërit ishin të divorcuar. Mësohet se në një moment përplasjesh, ai ka mbytur nënën 54-vjeçare me një peshqir, për arsye ende të paqarta.  Pas ngjarjes, 18-vjeçari ka telefonuar policinë dhe ka pranuar aktin, duke i udhëzuar autoritetet drejt vendngjarjes. Menjëherë pas mbërritjes në banesë, policia e ka arrestuar.  Hetimet janë në vijim, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e motiveve që çuan në këtë akt ekstrem.