Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Vendtakimin me Putinin e caktoi mamaja jote”, përgjigja e zëdhënëses së Trump ngjall kritika
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, akuzoi të hënën korrespondentin e HuffPost, S.V. Dáte, se është një “propagandist i majtë” që “e bombardon vazhdimisht” me mesazhe telefonike, pasi ndau publikisht një shkëmbim mesazhesh me gazetarin. Sipas mediave amerikane, përplasja nisi javën e kaluar, kur Dáte i kishte dërguar një mesazh Leavitt-it për të pyetur nëse Presidenti Donald Trump ishte “i vetëdijshëm për rëndësinë historike të Budapestit”, pasi kishte pranuar të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin në kryeqytetin hungarez, në javët në vijim, për bisedime paqeje. Gazetari kujtoi se Budapesti është vendi ku në vitin 1994 u nënshkrua Memorandumi i Budapestit, me të cilin Ukraina pranoi të heqë dorë nga armët bërthamore të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik, në këmbim të garancive të Rusisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për mos përdorim force apo presioni ekonomik ndaj...