Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gaddafi dhe dyshimet për financimet libiane, pse Sarkozy është sot në burg
Procesi gjyqësor që ka çuar ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy në burg lidhet me ngjarje që kanë nisur afro 15 vite më parë. Më 16 mars 2011, Saïf al-Islam Gaddafi, djali i diktatorit libian Muammar Gaddafi, akuzoi në një intervistë për kanalin Euronews presidentin e atëhershëm të Francës se kishte marrë para nga Libia për të financuar fushatën e tij presidenciale në vitin 2007. Kjo akuzë mori peshë shumë më të madhe më 28 prill 2012, kur portali investigativ Mediapart publikoi një dokument ku ish-shefi i shërbimeve sekrete të jashtme të Libisë përmendte një “marrëveshje parimore” për mbështetje financiare ndaj Sarkozy-së në shumën prej 50 milionë eurosh. Edhe pse në shtator të vitit 2023 gjykata franceze e konsideroi të “mundshme” që dokumenti të ishte i falsifikuar, drejtësia nuk e ndali...