Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair
Media britanike “GB News” ka raportuar së fundmi mbi hapin inovativ të Shqipërisë në drejtim të dixhitalizimit, duke e cilësuar prezantimin e ministres së parë të inteligjencës artificiale, Diella, si një zhvillim të rëndësishëm që ngjall debat edhe jashtë kufijve shqiptarë. Sipas medias britanike, Diella, një avatar gjenerativ AI, e para në llojin e saj në Europë, është prezantuar në parlament me mesazhin se nuk është aty për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata. “Nuk jam këtu për të zëvendësuar njerëzit, por për t’i ndihmuar ata”. E veshur me kostum tradicional shqiptar, Diella ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për pamjen simbolike, por edhe për vizionin që përfaqëson: një shtet më transparent, më efikas dhe më i digjitalizuar. “GB News’ thekson se kjo lëvizje e...