“Parametrat janë…”, ja si paraqitet deri më tani gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

“Parametrat janë…”, ja si paraqitet deri më tani gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël. Burime nga stafi mjekësor bëjnë me dije se situate neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime. Ditën e djeshme, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. “Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali. Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.