Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël/ Humb jetën 49-vjeçari në Mirditë

Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël/ Humb jetën 49-vjeçari në Mirditë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në lumin Fan i Vogël. Incidenti u regjistrua një ditë më parë teksa viktima ishte duke u kthyer në shtëpi. “Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën”, njoftoi sot policia. Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.