Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dyshohet si vrasësi i Klevis Lleshit, Apeli i Posaçëm lë në burg Sabah Nuzin
Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua në shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020. SPAK zbardhi ngjarjen e vrasjes së 22-vjeçarit në shtator, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim porositësin e krimit. Në pranga ranë Sabah Nuzi, i akuzuar si vrasës i paguar nga Aurel Hoxha (alias Kolaveri) me 50 mijë euro për eliminimin e Klevis Lleshit, si dhe Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili u arrestua në Itali dhe konsiderohet ndërmjetës dhe ndihmës në vrasje. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar katër urdhër-arreste, ndërsa porositësi i dyshuar i vrasjes është Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol” në...